Flash

Eugena Tomini e ISHP: Covid po prek masivisht 40-vjeçarët në Shqipëri

Lapsi.al 28 July 2020
Eugena Tomini e ISHP: Covid po prek masivisht 40-vjeçarët në

Shqipëria vijon të përballet me një situatë të rëndë shëndetësore nga Covid-19, duke shkaktuar rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja. Për epidemiologen e ISHP-së, Eugena Tomini, kjo tendencë në rritje është reflektuar jo vetëm me rastet pozitive të konfirmuara, por edhe me pacientët e shtruar në spital.

“Kjo tendencë në rritje është reflektuar jo vetëm me rastet pozitive të konfirmuara por dhe me hospitalizime. Zbatimi i një distance fizike, por njëkohësisht edhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, do të na mundësojë që ta ulim këtë trend, përkundrejt zbatimit të këtyre masave. Duhet të kthehet në një rutinë, mjeti i higjienës personale dhe mbajtja e maskave, në të gjitha ambientet e mbyllura.”

Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, Tomini tha se protokolli i sigurisë është i njëjtë për të gjithë, dhe se Covid-19 nuk përzgjedh nëse je deputet, kryetar bashkie apo popullatë e thjeshtë.

“Mbajtja e maskës është një detyrim i të gjithëve, në të gjitha ambientet e mbyllura, takimet duhet të mbahen në distancë 1.5-2 metra. Janë disa kritere, ku të gjithë ne jemi të përgjegjshëm, përkundrejt detyrimit të shëndetit personal por edhe shëndetit të të afërmve” – tha ajo.

Tomini mohon të ketë pasur mungesë testesh, qoftë ato serologjike apo dhe të atyre konfirmues.

“Nuk është diskutuar nga ana e bluzave të bardha për mungesë logjistike apo për mungesë të personelit shëndetësor, qoftë për sa i përket linjës së parë në spitalet covid, por edhe në gjurmimin dhe ndjekjen e kontakteve. Laboratori i Virologjisë në ISHP dhe i Mirkobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare, sigurisht që nuk është ndjerë mungesa e testit, qoftë serologjik, apo testi konfirmues” – tha Tomini.

Tomini u shpreh se fasha e të prekurve me Covid-19 është rritur, dhe mosha mesatare është 44 - 45,2 vjeç.

“Mosha mesatare e të prekurve me Covid-19 është 44-45,2 vjeç. Kemi një zgjerim të fashës së prekur. Jo vetëm të rasteve të cilët janë shtruar në spital, por edhe të rasteve që janë në izolim me simptoma më të moderuara në krahasim me personat që kanë kërkuar hospitalizim. Realisht kemi pasur vdekje në moshat e reja, në të cilat Covid ka shfaqur agresivitet.

Është kjo grupmoshë, ku pas vendimit të qeverisë pas një vlerësimi në lokalet e natës, dhe beach baret nga ISHSH, ekspertët arritën në vlerësimin e situatës, sepse vera ka ardhur në pikun e saj, e grupet e reja shoqërore bëhen burim i rëndësishëm i Covid-19. Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara, por kjo grupmoshë që është aktive, grupe të rinjsh, bëhen transmetues” – tha ajo.

Të këshilluara

Grabitet fabrika e peshkut në Elbasan

Një fabrikë e përpunimit të peshkut mësohet se është grabitur ditën e sotme në fshatin Fushë-Labinot në Elbasan. Burime mediatike bëjnë me dije se ngjarja ka nd...

19:51

I prekur nga Covid, reagon Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se pavarësisht infektimit me Covid-19, gjendja e tij s...

19:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI