Flash

Paralajmërimi i fortë i Dr. Fauci: Koronavirusi mund të shpërthejë sërish

Lapsi.al 28 July 2020
Paralajmërimi i fortë i Dr. Fauci: Koronavirusi mund të

Zyrtari më i lartë i SHBA për sëmundjet infektive tha se shtimi i rasteve me koronavirus në Florida, Kaliforni dhe disa shtete të tjera amerikane të goditura rëndë mundet që shumë shpejt të arrijë pikun, por pjesë të tjera të vendit duket se janë në prag të rritjes së shpërthimeve.

Një shtim i dukshëm i rasteve në Florida, si dhe në Teksas, Arizona dhe Kaliforni këtë muaj ka mbingarkuar spitalet, duke sjellë një prapakthehu në masat për të rihapur ekonomitë dhe duke ngjallur shqetësime se përpjekjet e vendit për të kontrolluar virusin po dështojnë.

"Shpërthimet mund të arrijnë pikun dhe pastaj të rikthehen,” tha Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, për programin ABC.

Dr. Fauci tha se ekzistonte një tregues qysh herët, se përqindja e testeve që dilnin pozitive kishte filluar të rritej në shtete të tjera, si Ohajo, Indiana, Tenesi dhe Kentaki.

"Kjo është një shenjë e sigurt se duhet të keni kujdes", tha ai.

Eksperti u bëri thirrje shteteve me ritme të larta shtimi të virusit që të veprojnë shpejt dhe shteteve të tjera që të rihapen duke ndjekur me kujdes udhëzimet e përcaktuara nga zyrtarët dhe ekspertët e shëndetit.

Dr. Fauci është kthyer në një shënjestër sulmesh nga ana e disa mbështetësve të Presidentit Donald Trump, të cilët e akuzojnë ekspertin 79-vjeçar se po e zmadhon tej mase shtrirjen dhe intensitetin e sëmundjes duke mos u kushtuar rëndësi as kurave të mundshme.

Presidenti Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 3 nëntorit, i bëri retweet një postimi ku akuzohej Dr. Fauci dhe demokratët se po e mbajnë jashtë vemendjes përdorimin e ilaçit hidroksilklorinë për trajtimin e koronavirusit.

Një zëdhënës i Twitter-it konfirmoi se komenti në fjalë që shoqërohej me video ku mohohej nevoja për vënien e maskës, ishte në shkelje të praktikën e kompanisë për mospërhapjen e dezinformatave për COVID-19n, ndërkohë që fshiu komentet e ndara nga presidenti me ndjekësit e tij.

Në intervistën e tij me televizionin ABC, Dr. Fauci mbrojti punën e tij në favor të shëndetit të amerikanëve.

"Në asnjë rrethanë nuk i kam dhënë publikut informacion të gabuar,” tha ai.

Numri i njerëzve në Shtetet e Bashkuara që kanë humbur jetën nga COVID-19, u rrit në 148,446 të hënën, me më shumë se 4,3 milion raste të konfirmuara.

Florida pati 191 vdekje në 24 orët e fundit, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i epidemisë. /VOA

Të këshilluara

Grabitet fabrika e peshkut në Elbasan

Një fabrikë e përpunimit të peshkut mësohet se është grabitur ditën e sotme në fshatin Fushë-Labinot në Elbasan. Burime mediatike bëjnë me dije se ngjarja ka nd...

19:51

I prekur nga Covid, reagon Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se pavarësisht infektimit me Covid-19, gjendja e tij s...

19:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI