Flash

PD nxjerr dokumentet: Si drejtori i Transporteve mori 3 kategori në patentë brenda muajit

Lapsi.al 26 July 2020
PD nxjerr dokumentet: Si drejtori i Transporteve mori 3 kategori në

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente në lidhje me drejtorin e DPSHTRR, Blendi Gonxhe të cilin e akuzon se brenda një muaji shtoi 3 kategori shtesë patente për veten e tij.

Dokumentet sipas Zhupës janë nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat dhe duket se ai në periudhën 11 maj - 16 qershor ka fituar 3 kategori shtesë në patentë.

Zhupa thotë se ministrja Balluku bën sikur nuk sheh shkeljet e Gonxhes, por sipas saj Prokuroria duhet t’i hetojë aferat korruptive të drejtorit të DPSHTRR.

“Më poshtë dokumentat nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e drejtorit të patetave Gonxhe që merr kategoritë për vete nga njerëzit që janë në vartësi dhe njerëzit që kanë të lidhur aktivitetin e tyre pikërisht nga urdhrat e tij. Po ta shikoni edhe nga dokumenti është pikërisht Drejtoria e Transportit Rrugor që drejton Gonxhe.

Brenda një muaji, ditën e parë të hapjes nga karantina 11 maj deri ne 16 qershor Gonxhja i shton 3 kategori për veten e tij nga vartësit e tij. Shpresoj që këto ta ndihmojnë që ti kthehet kujtesa dhe ti përgjigjet publikut për pyetjet e tjera të bëra publikisht.

Balluku, le të bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk i shikon shkeljet e Gonxhes, sepse kështu do e ndajnë faturën e abuzimit me detyrën së bashku. Prokuroria ka detyrimin të nis hetimet, dhe ti hyj në thellësi aferave të shumta të Gonxhes” - shkruan Zhupa. ©LAPSI.al

1

2

3

4

5

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Tërmeti ka lëkundur Tiranën vetëm pak çaste më parë. Burimet njoftojnë për një magnitudë 3.9 ballë. Epiqendra pranë qytetit të Fierit....

16:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI