Flash

9 përfitimet e femrave nga raporti i mirë në shtrat

Lapsi.al 26 July 2020
9 përfitimet e femrave nga raporti i mirë në shtrat

Është e sigurt që keni dëgjuar shpesh për përfitimet e orgazmës, por nëse keni nevojë të rifreskoni njohuritë tuaja në lidhje me këtë temë, vazhdoni të lexoni.

Orgazma parandalon aknet e reja

Orgazma çliron oksitocinë (hormoni i kënaqësisë) dhe zvogëlon prodhimin e kortisolit (që sinjalizon stresin), kjo gjë bën që të mos shtohen akne të reja.

Orgazma shton vetëvlerësimin për trupin

Kur kuptoni sa shumë kënaqësi mund t’ju japë trupi juaj, mund të jetoni më të kënaqur brenda tij. Madje sipas një studimi të Ëise, gratë që ishin më shpesh seksualisht aktive ishin më të lumtura me trupin e tyre.

Orgazma ndihmon për një gjumë më të mirë

Të kaluarit një kohë të mirë në shtrat, ju ndihmon të flini më shpejt. Madje, një gjumë më i mirë është përfitimi kryesor i orgazmës.

Orgazma ndihmon trurin të punojë më mirë

Orgazma rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe një gjë e tillë e bën trurin edhe më efiçent në detyrat ditore.

Orgazma ndihmon për të pasur flokë të shëndetshëm

Përmirësimi në qarkullimin e gjakut bën të mundur që skalpi juaj të rrisë flokë të reja më të forta dhe me më shumë shkëlqim.

Orgazma ju bën të dukeni më të rinj

Orgazma e mban presionin e gjakut të ulët, prandaj ndalëson plakjen. Gjithashtu duke qenë se nivelet e estrogjenit rriten, çlirohet më shumë kolagjen gjë që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë.

Orgazma ju bën më të lumtur

Oksitocina e çliruar ju bën të ndiheni më mirë pa një arsye specifike, shkruan Anabel.

Orgazma zbeh dhimbjet

Seksi dhe orgazma aktivizojnë “vrasësit natyralë të dhimbjeve”. Në mënyrë që oksitocina e çliruar t’ju bëjë të ndiheni mirë, ajo ndihmon në zbehjen e dhimbjeve të kokës ose atyre menstruale.

Orgazma bën buzët të duken më të fryra

E dinit? Mesa duket zgjidhja për buzë të plota paska qenë kaq e thjeshtë. /lajmi.net

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Tërmeti ka lëkundur Tiranën vetëm pak çaste më parë. Burimet njoftojnë për një magnitudë 3.9 ballë. Epiqendra pranë qytetit të Fierit....

16:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI