Flash

Basha: Në vjeshtë të vaksinohet falas e gjithë popullata kundër gripit

Lapsi.al 26 July 2020
Basha: Në vjeshtë të vaksinohet falas e gjithë popullata

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, duhet të merrn të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin. Basha propozon që në vjeshtë të vaksinohet falas e gjithë popullata kundër gripit.

“Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjienës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë.

Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta pasur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Tërmeti ka lëkundur Tiranën vetëm pak çaste më parë. Burimet njoftojnë për një magnitudë 3.9 ballë. Epiqendra pranë qytetit të Fierit....

16:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI