Flash

PD i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, provë që Rama ka koalicion me krimin e organizuar

Lapsi.al 26 July 2020
PD i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimi i njëanshëm i

Partia Demokratike i është përgjigjur Damian Gjiknurit pas reagimit të tij të sotëm për listat e hapura.

Lexo më tej: Gjiknuri: Ekzistenca në fletën e votimit e partive ‘fantazmë’, rrezikon të minojë procesin e zgjedhjeve 

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thekson se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në këtë proces, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt.

REAGIMI I BARDHIT

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.

Të këshilluara

Sherr në Bathore, burri godet me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në një familje në Bathore të Kamzës. Pas një sherri, burri ka goditur me thikë në shpatull bashkëshorten, e cila ësh...

01:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI