Flash

Furgoni me klandestinë tentoi t’i shpëtonte policisë por përplaset, lëndohen 4 sirianë

Lapsi.al 26 July 2020
Furgoni me klandestinë tentoi t’i shpëtonte policisë por

Katër sirianë kanë mbetur të plagosur lehte në një aksident automobilistik ne aksin rrugor Zvezde-Podgorie. Ngjarja ka ndodhur ne kryqëzimin e fshatit Podgorie në vendin e quajtur “Lapidari”. Sipas news 24, një mjet brenda të cilit udhëtonin shtetas te ardhur nga vendet me konflikt ka qene duke udhëtuar nga Bilishti ne drejtim te kryeqytetit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë në hyrje të qytetit të Bilishtit.

Në kushte të tilla policia, ne bashkëpunim me FRONTEX është vënë në ndjekje te tyre. Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar policisë ka zgjedhur aksin rrugor nga Zemblaku per te kaluar me pas ne aksin nacional Korce-Pogradec.

Në kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur nje tjetër postobllok policie i cili kishte bllokuar pjesën me te madhe te rruges. Ne te tilla rrethana drejtuesi i mjetet me shtetasit e huaj gjate manovres per te shmangur mjetin e policisë është përplasur me nje mjet tjetër duke sjelle edhe përmbysjen e mjetit e për pasoje plagosjen e 4 shtetasve sirianë. Policia ne vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

Sherr në Bathore, burri godet me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në një familje në Bathore të Kamzës. Pas një sherri, burri ka goditur me thikë në shpatull bashkëshorten, e cila ësh...

01:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI