Flash

Ngjarje e rëndë në Kosovë, burri mbyt me shufër metalike gruan e tij

Lapsi.al 25 July 2020
Ngjarje e rëndë në Kosovë, burri mbyt me shufër

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare. Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Të këshilluara

Mbytet një pushues në Borsh

Një 40 vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në bregdetin e Jugut. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku policia njofton se rreth orës 12:30, ka rre...

13:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI