Flash

Organizoi dasëm, gjobitet me 1 milion lekë administratori i lokalit në Durrës

Lapsi.al 25 July 2020
Organizoi dasëm, gjobitet me 1 milion lekë administratori i lokalit

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë.

Mësohet se lokali në fshatin Shkallnur kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Sakaq, Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Të këshilluara

Mbytet një pushues në Borsh

Një 40 vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në bregdetin e Jugut. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku policia njofton se rreth orës 12:30, ka rre...

13:22

Kryebashkiaku i Mirditës preket nga Covid

Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se izolimi i tij ka nisur që prej një jave. ...

13:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI