Flash

Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama do takohet me Vuçiç

Lapsi.al 26 July 2020
Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama do

Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik të mërkurën, më 29 Korrik, njoftohet në faqen e kësaj organizate ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, pjesëmarrës në Samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor do të jenë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama, Bosnje dhe Hercegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.

Temat e samitit, siç thuhet, do të jenë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

“Ndikime ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale, në mënyrë që të shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të,” tha Këshilli Atlantik.

“Masat e dakorduara në Samit – të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal – do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar”, thuhet në deklaratën e Këshillit.

Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme me bazë në Uashington.

Të këshilluara

Mbytet një pushues në Borsh

Një 40 vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në bregdetin e Jugut. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku policia njofton se rreth orës 12:30, ka rre...

13:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI