Flash

VIDEO/ Ndërron jetë gazetari i famshëm amerikan me origjinë shqiptare

Lapsi.al 26 July 2020
VIDEO/ Ndërron jetë gazetari i famshëm amerikan me origjinë

Të premten mbrëma u nda nga jeta Regis Philbin, personaliteti i njohur i televizionit amerikan me origjinë arbëreshe. Familja e tij tha në një deklaratë se Philbin vdiq nga shkaqe natyrore në moshën 88 vjeçare.

Për dekada me radhë, Regis Philbin e ndau jetën e tij me shikuesit e programeve televizive të mëngjesit, gjithnjë me mënyrën e tij të shpenguar dhe me filxhanin e kafes përpara.

Ai do të mbahet mend gjithashtu për programin “Kush dëshiron të bëhet milioner”, i cili për një periudhë të shkurtër u bë spektakli më i shikuar televiziv i Amerikës.

Pyetja e tij për pjesëmarrësit: "A është kjo përgjigjja juaj e fundit?” nisi të bëhej një shprehje e përdorur nga amerikanët në jetën e përditshme.

Në vitin 2010, Regis Philbin shpalli publikisht rrënjët e tij shqiptare në një bisedë në studio me artisten Kara Dioguardi, e cila gjithashtu vjen nga një familje arbëreshe.

“Nga ana e nënës sime, ata e kanë origjinën në Shqipëri. U detyruan të largohen nga vendi, kaluan Adriatikun për në Itali dhe u vendosën në një fshat të vogël malor të quajtur Greçi. Kjo ka ndodhur shekuj më parë,” tha Philbin.

Ai tregoi për shikuesit një tabelë gjenealogjike ku dilnin rrënjët arbëreshe të familjes së tij që u vendos në atë fshat në kohën e Skënderbeut.

Philbin është fitues i çmimit të karrierës Emmy dhe deri në kohën kur u largua nga programi i tij i mëngjesit mbante rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të orëve përpara kamerës televizive.

Presidenti Trump e quajti zotin Philbin njërin ndër të mëdhenjtë në historinë e televizionit. Ai tha në një koment në Twitter se zoti Philbin e kishte këshilluar atë vazhdimisht që të kandidonte për president. /VOA

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Tërmeti ka lëkundur Tiranën vetëm pak çaste më parë. Burimet njoftojnë për një magnitudë 3.9 ballë. Epiqendra pranë qytetit të Fierit....

16:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI