Flash

Bylykbashi: Listat pjesërisht të hapura justifikim për Ramën që të ndryshojë rregullat e garës

Lapsi.al 24 July 2020
Bylykbashi: Listat pjesërisht të hapura justifikim për Ramën

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se kërkesa e kryeministrit Edi Rama për hapjen e listave “është vetëm alibi”, pasi PS nuk pranoi sot propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen 100% të tyre.

Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Bylykbashi tha se propozimi i tyre ishte i qartë, duke akuzuar Ramën se “ka për qëllim ndryshimin e rregullave të garës” dhe jo hapjen e listave, duke shtuar se opozita pret që maxhoranca të reflektojë.

“Opozita  e Bashkuar bëri prezent në Këshillin Politik qëndrimin e saj të qartë në lidhje me një çështje me rëndësi themelore për Reformën Zgjedhore dhe zgjedhjet. Nëse do të shkohet drejtë hapjes së listave, duhet të hapen 100% jo pjesërisht, me kush që formula aktuale e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve të mos ndryshojnë.

Ajo që është e qartë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët është që Rama dashurinë  e tij të fundit për listat e hapura e ka vetëm një alibi. është një farsë dhe justifikim për Edi Ramën hapja e listave me qëllim që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët politik të tij.

Përfaqësuesi i maxorancës refuzoi kërkesën tonë edhe pse treguam modele të vendeve si Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia, modele të vendeve nga është marrë dhe e përdorim ne prej 17 vitesh. Ne presim nga maxhoranca të reflektojë. Kjo është një çështje  e Këshillit Politik, duhet trajtuar me konsensus gjithpërfshirje dhe transparencë, sa kohë nuk cenon marrëveshjen e 5 qershorit. Çdo përpjekje e Ramës për të turbulluar një çështje kaq të qartë, është e kotë.”, tha Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI