Flash

Ura Vajgurore ndryshon zyrtarisht emrin: Nga sot do quhet Dimal

Lapsi.al 24 July 2020
Ura Vajgurore ndryshon zyrtarisht emrin: Nga sot do quhet Dimal

Nisma për t’i ndryshuar emrin Urës Vajgurore, në Dimal, sipas emrit të lashtë të qytetit, u zyrtarizua. I pranishëm në ceremoninë e mbajtur, deputeti Fadil Nasufi premtoi dërgimin e këtij vendimi edhe në Parlament.

Vendimi i këshillit bashkiak nuk ka si qëllim ndryshim kufijsh, por nisma synon që të zhvillojë zonën përmes turizmit historik dhe përmes sitit të Dimalit, një nga qytetërimet më të vjetra të ilirisë.

Eshtë hera e parë që pas vitit 1992, kur u krijuan 36 rrethet e para në Shqipërinë paskomuniste, që merret një vendim i tillë nga një bashki në vend.

Emrin Ura Vajgurore, qyteti e mori mes viteve 1946-1947, kur në këtë lokalitet u vendosën çisternat e mëdha të vajgurit të cilat përpunoheshin në Kuçovë.

Të këshilluara

Mbytet i riu në lumin e Valbonës

Një 29 vjeçar me inicialet B.M. nga fshati Bujan është mbytur në lumin Valbonë. Siç konfimohet edhe nga burimet zyrtare të policisë, familja e viktimës kishte d...

16:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI