Flash

SPAK e mori të pandehur, KPK pezullon gjyqtarin Luan Daci (Vendimi)

Lapsi.al 24 July 2020
SPAK e mori të pandehur, KPK pezullon gjyqtarin Luan Daci (Vendimi)

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka vendosur që të pezullojë sot nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se Daci nga sot nuk mund të marrë asnjë vendim pasi është i pezulluar. Më tej shkalla e dytë e Vettingut shkruan se në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

Njoftimi

Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtar Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila, me vendimin nr. 14, datë 24.07.2020, në zbatim të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi: Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

Të këshilluara

Mbytet i riu në lumin e Valbonës

Një 29 vjeçar me inicialet B.M. nga fshati Bujan është mbytur në lumin Valbonë. Siç konfimohet edhe nga burimet zyrtare të policisë, familja e viktimës kishte d...

16:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI