Flash

Mbytet i riu në lumin e Valbonës

Lapsi.al 24 July 2020
Mbytet i riu në lumin e Valbonës

Një 29 vjeçar me inicialet B.M. nga fshati Bujan është mbytur në lumin Valbonë. Siç konfimohet edhe nga burimet zyrtare të policisë, familja e viktimës kishte denoncuar humbjen e djalit dje në orët e mbrëmjes pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Dëshmitarët kishin thënë se e kishin parë në lumë duke u larë, kështu që sot paradite është angazhuar policia për kërkimin e tij në lumë, dhe rreth orës 15.00 e kanë gjetur trupin e pajetë të 29 vjeçarit. Policia thotë gjithashtu se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, çfarë mendohet se ai duhet të jetë mbytur në ujë aksidentalisht. Edhe në Kukës gjatë muajit të fundit, në ujërat e liqenit të Fierzës janë mbytur tre të rinj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI