Flash

Hapja e listave, përfundon pa marrëveshje tryeza e Këshillit Politik

Lapsi.al 24 July 2020
Hapja e listave, përfundon pa marrëveshje tryeza e Këshillit

Ka përfunduar pas 2 orë e gjysmë takimi mes palëve në Këshillin Politik, ku u diskutua rreth ndryshimeve kushtetuese në lidhje me zgjedhjet, por pa arritur nje marreveshje per listat e hapura.

Opozita e Bashkuar doli sot me propozimin për hapjen 100% të listave, kërkesë e cila u refuzua nga Partia Socialiste. Oerd Bylykbashi tha se kishte kërkuar një përgjigje nga mazhoranca për hapjen e listave, por prej saj ka marrë vetëm refuzim.

 

“Ne presim nga mazhoranca të reflektojë. Siç e thanë edhe ndërkombëtarët kjo është çështje e Këshillit Politik dhe kjo duhet të trajtohet me konsensus, gjithëpërfshirje dhe transparencë” – tha Bylykbashi.

Por Damian Gjiknuri tha se propozimi i opozitës është një gjë për tu përshëndetur, risitë kushtetuese janë gjetur dhe nga opozita jashtëparlamentare.

“Ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtetuese nuk pengojnë kërkesën e opozitën. Ka rëndësi se opozita u kthye në negociata dhe kanë humbur kohë. Koha nuk ndalon kur ata janë kundër, por e rëndësishme është që amendimet u përgjigjen dhe shqetësimeve të opozitës. Ne u thamë që të zgjedhin modelet evropiane, të hapin listat dhe të zgjedhin aleancën në një model të caktuar”, - tha Gjiknuri.

Në krahun tjetër Bylykbashi renditi disa vende duke kujtuar Belgjikën, Italinë, Greqinë, Letoninë, etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI