Flash

Lista 100% të hapura/ Meta: Basha tregoi lidership. Refuzim nga Rama? Fake news

Lapsi.al 24 July 2020
Lista 100% të hapura/ Meta: Basha tregoi lidership. Refuzim nga Rama? Fake

Ilir Meta e ka cilësuar akt të përgjegjshëm dhe historik vendimin e kryetarit të PD-së për hapjen e listave 100%. Ndërsa lajmin se Rama refuzon hapjen 100% të listave Presidenti e cilësoi 'Fake News'.

Listat e hapura/ Opozita ofron konsensus, Rama nuk pranon 

Duke folur për qëndrimin e Bashës, Meta tha se kjo bën që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të Partisë, që ngrenë kartonët duke dhunuar Kushtetutën.

"Nuk e besoj që të jetë refuzuar një propozim i tillë si ky që ka bërë zoti Basha nga zoti Rama. Nuk e besoj të jetë një lajm i vërtetë, duhet të jetë fake news.

Përshëndes këtë akt të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit të PD-së dhe Opozitës së Bashkuar për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen 100% të listave, të kandidatëve për deputetë për qytetarët shqiptarë në mënyrë që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të Partisë, që ngrenë kartonët duke dhunuar Kushtetutën, ligjin, interesin kombëtar dhe interesin publik.

I nxis palët që sa më shpejtë të punojnë deri në 30 korrik, 31 korrik, 1 gusht, 5 gusht, 10 gusht bashkë me ekspertët më të mirë të ODIHR dhe ekspertët e BE për të gjetur format dhe mënyrat më të mira të funksionimit të listave 100% të hapura në mënyrë që në Shqipëri të rivendoset parlamentarizmi që është goditur aq rëndë që nga viti 2008.

Në këtë mënyrë, z. Basha tregon jo vetëm lidership, përgjegjshmëri dhe respekt për qytetarët shqiptarë, por edhe shlyen një gabim të PD-së, që votoi atëherë për mbylljen e listave për çdo lloj arsye. I jepet frymëmarrje demokracisë dhe i jepet mundësia qytetarëve të kenë parlamentin e tyre, të kenë përfaqësuesit e tyre dhe kjo është një gjë shumë pozitive." - u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI