Flash

Mediat amerikane: Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake

Lapsi.al 18 July 2020
Mediat amerikane: Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake

Demokrati liberal Jamaal Bowman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua të premten nga disa media amerikane, citon VOA.Gara po shihej me mjaft vëmendje si një provë force e krahut të majtë të Partisë Demokratike ndërsa Joe Biden, që i takon krahut të moderuar të partisë po shkon drejt kandidimit zyrtar të tij për garën presidenciale. Rezultati i 23 qershorit u bë publik të premten nga gazeta "New York Times" dhe "Associated Press".

Me fitoren e tij në zgjedhjet paraprake, zoti Bowman i dha fund karrierës së gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve të 73 vjeçarit Eliot Engel, i cili është kryetar i një komisioni me peshë në këtë dhomë, atij të Punëve të Jashtme.

Deri më tani gjatë këtij cikli zgjedhor, pesë ligjvënës aktualë të kësaj dhome, dy demokratë dhe tre republikanë, kanë humbur garën për rizgjedhje përballë kundërshtarëve të tyre brenda partisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI