Flash

E thotë edhe avokat Ngjela: Rama nuk fiton një mandat të tretë, në dhjetor do ketë ndryshime

Lapsi.al 17 July 2020
E thotë edhe avokat Ngjela: Rama nuk fiton një mandat të

Avokati Spartak Ngjela, i njohur për mbështetjen ndaj kryeministrit Rama thotë se ky nuk mund të fitojë dot një mandat të tretë qeverisës për shkak të reformës anti-korrupsion. Në një intervistë në televizionin TVT, Ngjela theksoi se shenjat janë se në Shqipëri do të përzihen ujërat për shkak të reformës në drejtësi dhe shenjat do të dallohen në muajt dhjetor.

“Nuk besoj se mund të fitojë një mandat të tretë dhe kjo për shkak të SPAK. Do kemi eleminime figurash nga reforma anti-korrupsion. Kur të fillojë funksionimi i SPAK-ut, shumë nga këta nuk do i kesh në zgjedhjet e 2021, pasi do të jenë nën akuzë. Por, SPAK po pret Byronë Kombëtare të Hetimit. I gjithë ekipi i kësaj të fundit është duke u trajnuar në Amerikë dhe trajnohet me dosjet, kam të dhëna të plota, e korrupsionit. Cilët janë hetuesit, sipas ligjit shqiptar, ata duhet të jenë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë dy shtetësi, amerikane dhe shqiptare”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI