Flash

Vdekja e mistershme e vajzës shqiptare në Greqi, del raporti i mjekësisë ligjore

Lapsi.al 17 July 2020
Vdekja e mistershme e vajzës shqiptare në Greqi, del raporti i

Ka dalë raporti i mjekësisë ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes së 16 vjeçares shqiptar Maria Hyseni në Trikala të Greqisë, ngjarje e cila ka tronditur mjaft komunitetin vendas.

Ajo ishte në një lidhje me një efektiv të policisë greke dhe kishte dalë nga shtëpia për të takuar 27 vjeçarin, por më pas nuk u kthye më në shtëpi, për t’u gjetur e vdekur mëngjesin e ditës së tjetër pranë një kishe, raporton ABC News

Sipas mediave greke, mjekësia ligjore ka konstatuar goditje në kokë dhe gjoks, të cilat sipas mjekëve janë shkaktuar prej rënies nga lartësia.

Megjithatë, ata nuk dinë të thonë nëse 16 vjeçarja shqiptare ra vetë apo e hodhi dikush nga lartësia, prej të cilës edhe gjeti vdekjen.

Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet për një vetëvrasje të vajzës, version i cili hidhet poshtë nga familjarët që kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes së vënies nën përgjegjësi të autorëve të mundshëm.

Pritet që varrimi i të resë shqiptare të bëhet sot në orën 18:30 në Trikala, aty ku edhe banon familja e saj, ndërsa ngjarja mbetet ende një mister i madh.

Të këshilluara

Covid në Serbi, 10 viktima të tjerë

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 10 persona nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19....

16:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI