Flash

Basha uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 17 July 2020
Basha uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar nëpërmjet një mesazhi në Twitter, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve.

Mesazhi i Bashes:

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV.

E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar.

Të këshilluara

Covid në Serbi, 10 viktima të tjerë

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 10 persona nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19....

16:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI