Flash

Maxhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit Meta

Lapsi.al 17 July 2020
Maxhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit Meta

Maxhoranca heq dorë nga shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.

Raport ka paraqitur edhe opozita parlamentare.

Sot do të bëhet prezantimi i raportit. Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do të dorëzojë sot dhe në përfundim do u shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim përfundimtar. Nëse kemi dakordësi do të miratojmë një raport, nëse ka qëndrime të kundërta, do të shkojë në Kuvend një raport me dy qëndrime”, tha Ulsi Manja.

Ndërsa deputeti i opozitës së re, Halit Valteri deklaroi se drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.

Deputetja e PS Klotilda Bushka tha se shkeljet e evidentuara nga Presidenti diktojnë ndryshimet ligjore dhe foli për masa për rregullime ligjore.

U shkel parimi i periodicitetit ne zgjedhje. Shtyrja e zgjedhjeve u bë pa bazë ligjore. U cënua e drejta për të zgjedhur”, tha Bushka sa i përket dekretit të Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Sa i takon përplasjes për emërimet në Kushtetuese, Bushka deklaroi se emërimi nga president u bë jashtë afatit 30 ditor.

Të këshilluara

Tre viktima të tjera nga koronavirusi

Edhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total numri i viktimave shkon në 107. Betejën me...

11:15

55 raste të reja me koronavirus në vend

55 raste të reja janë testuar pozitivë me Covi 19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Burime të Lapsit.al bëjnë me dije se momentalisht tek Spitali Infektiv jan...

10:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI