Flash

Pse u fshi deklarata e eurodeputetëve për Shqipërinë? Parlamenti Europian sqaron situatën

Lapsi.al 17 July 2020
Pse u fshi deklarata e eurodeputetëve për Shqipërinë?

Zyra e shtypit e Parlamentit Europian i ka dhene pergjigje shqetesimit te krijuar per fshirjen nga faqja zyrtare te deklarates se tre eurodeputeteve dhe botimit te saj, disa ore me pas.

Në një përgjigje per “Panorama” zyra e shtypit të Parlamentit Europian informon se deklarata u fshi nga faqja, pasi ajo qe ishte postuar gabimisht nuk ishte deklarata finale, por mesazhi eshte i njejti me ate qe u publikuar sot paradite.

“Përshëndetje,

Faleminderit për e-mailin tuaj.

Deklarata është përsëri në internet.

Për shkak të një gabimi, versioni i parë jo përfundimtar i deklaratës u ngarkua gabimisht.

Mesazhi i deklaratës është i njëjtë dhe është e qartë, marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore duhet të zbatohet plotësisht”, thuhet në përgjigjen me e-mail të PE për “Panorama”. 

Çfarë ndodhi 

Pak orë pasi u fshi nga faqja zyrtare, Parlamenti Europian ka publikuar sot edhe një herë, duke i ndryshuar një fjali, deklaratën e tre përfaqësuesve të saj, të majtë dhe të djathtë për çështjen e ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri, ku i kërkojnë Qeverisë shqiptare të votojë pa humbur kohë paktin e 5 Qershorit. 

ISHTE: “Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit dhe për rrjedhojë, të ngadalësojë procesin e integrimit europian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre eurodeputetëve.

ESHTE: Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të mblidhet konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian”.

Siç thuhet sot në faqen e PE, në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetët dërgojnë një mesazh të fortë: “Nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat e pranimit, ajo duhet të përmbushë angazhimet e saj”. 

Të këshilluara

Tre viktima të tjera nga koronavirusi

Edhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total numri i viktimave shkon në 107. Betejën me...

11:15

55 raste të reja me koronavirus në vend

55 raste të reja janë testuar pozitivë me Covi 19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Burime të Lapsit.al bëjnë me dije se momentalisht tek Spitali Infektiv jan...

10:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI