Flash

FOTO/ 5 shqiptarë zhvendosin “Lazaratin” në Greqi, mbollën mbi 13 mijë rrënjë kanabis

Lapsi.al 17 July 2020
FOTO/ 5 shqiptarë zhvendosin “Lazaratin” në Greqi,

Policia greke ka kryer një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike duke shkatërruar një ndër plantacionet më të mëdha të mbjella ndonjëherë në vend. U gjetën plot 13 800 rrënjë kanabis të lartësisë 1.6 deri në 2 metra, të gatshme për mbledhje. Në pranga janë vënë 2 shtetas shqiptarë, një mashkull 43 dhe një grua 25 vjeçare ndërsa në kërkim janë vënë edhe 4 persona të tjerë, 1 grek dhe 3 shtetas shqiptarë.

Sipas policisë helene, trafikantët mundën të mbjellin lëndën narkotike në një zonë të izoluar malore, në të cilën kishin instaluar pajisje tepër moderne për vaditje. U sekuestruan 10 km tubo, dy gjeneratorë për prodhimin e energjisë dhe vënien në funksion sistemet e vaditjes.

Policia greke thotë se i ka dhenë një goditje të fortë prodhimi të narkotikëve në territorin grek. Prej disa muajsh policia greke po monitoron nga toka dhe ajri zonat e izoluara në vend, si dhe përrenjtë dhe pyjet në disa zona të vendit, mbas informacioneve se trafikantët kanë zgjedhur ta prodhojnë në vend kanabisim dhe jo ta importojnë nga Shqipëria atë. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI