Flash

4 ditë intervistim nga prokurorët në Hagë, Thaçi flet sonte në orën 20:00

Lapsi.al 18 July 2020
4 ditë intervistim nga prokurorët në Hagë, Thaçi flet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë, saktësisht intervistimin nga prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi dje ka arritur në Kosovë, ku u prit nga organizatat e dala nga lufta e UÇK’së dhe qytetarë të shumtë në pikën kufitare në Morinë.

Përveç pritjes që iu organizuar në Morinë, Thaçi është pritur edhe nga banorët e fshatit Komoran në Drenas.

Ata me flamuj në dorë, kanë dal afër magjistrales që të shpie për në Prishtinë, për ta pritur presidentin Thaçi.

Në kufi Thaçi i përshëndeti me dorë, ndërkohë nëpërmjet Facebookut i ka falënderuar ata për mbështetje.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ndryshe, të enjten pas përfundimit të intervistimit, presidenti Thaçi, iu tha gazetarëve para ndërtesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë, se ka dhënë dëshminë e tij dhe se pret që prokurori dhe gjykatësi të vendosin në mënyrë profesionale për dëshminë e tij.

Gazetarët u interesuan nëse presidenti është pyetur për krimet e supozuara në të ashtuquajturën ‘Shtëpia e verdhë’ dhe për krimet e pasluftës, porse Thaçi tha se nuk është pyetur për këto çështje nga prokurori.

“Sonte nuk e kam të drejtën të flas lidhur për asnjë informacion për dëshminë time tash e katër ditë, mirëpo lidhur me pyetjen tuaj që ju e parashtruat, deri më sot nuk jam pyetur për pretendime të tilla në asnjë rast. E ritheksoj edhe njëherë, pretendime të tilla nuk janë parashtruar në adresën time për këtë periudhë”, ka thënë ai.

Thaçi u ftua në Hagë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se, më 24 prill, ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij, kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Kjo është hera e parë që publiku e di se një person është ftuar për intervistë, pasi që kundër këtij personi tashmë është paraqitur aktakuza për shqyrtim.

Sidoqoftë, nuk dihet se në çfarë kapaciteti Thaçi është ftuar në këtë intervistë.

Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita e presidentit./ express

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI