Flash

(VIDEO) "Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij dhe të oligarkëve"

Lapsi.al 14 July 2020
(VIDEO) "Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë

Grida Duma denoncoi sot me video në Facebook atë që e quan braktisje të qytetarëve nga qeveria.

“Edi Rama është në luftë me shqiptarët që i vjedh dhe dhunon për pushtetin dhe pasurinë e tij dhe të oligarkëve të tij” shkruan Duma në statusin që shoqëron videon në rrjetet sociale.

Teksti në video: 

Pasi përdori një strategji terrori, Edi Rama hodhi poshtë sakrificat e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Nga mungesa e testimeve spitalet u shndërruan në qendra të përhapjes së COVID-19.

Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon!

Edi Rama e përdori pandeminë për qëllime korruptive. Duke provokuar konflikt dhe përplasje me qytetarët për t’u shërbyer oligarkëve dhe interesave klienteliste! Sot Edi Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive!

Miliona euro shkuan për oligarkët, ndërsa ndihma ekonomike për qytetarët ishte më e vogla në Rajon!

Sepse Edi Rama përpara shëndetit të qytetarëve zgjodhi klientët e tij!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI