Flash

Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

Lapsi.al 14 July 2020
Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

Zbardhet sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare. Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshushme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” - thuhet në draftin e miratuar.

Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim. Pra nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj, dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Pra praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia, dhe jo qytetarët.

Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit të mendimit në 10 Korrik, është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Të këshilluara

96 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime, prej ku janë konfirmuar 96 raste poitive. Sipas MSH, vijon të ketë shtrime të reja tek Infektivi, ku 5 pacientë janë...

10:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI