Flash

Komisioni i ligjeve/ PS: Lista të Hapura dhe koalicione parazgjedhore është e pamundur

Lapsi.al 14 July 2020
Komisioni i ligjeve/ PS: Lista të Hapura dhe koalicione parazgjedhore

Relatorja nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, Klotilda Bushka deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore janë të pamundura së bashku.

Sipas Bushkës, nëse ato ndërthuren me njëra tjetrën atëhere në zgjedhje do të ketë lista të pafundme prandaj të dyja janë të pamundura. Ndërkohë sa i përket tre qëllimeve të nismëtarëve nga opozita parlamentare për ndryshimet kushtetuese, dy prej të parave për ndryshim sistemi në Lista të Hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore qëndrojnë për ndryshime në Kushtetutë.

Ndërkohë qëllimi i tretë, ai i pragut kombëtar 2% sipas Bushkës do të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë.

"Kemi riformuluar dy nenet. Bëhen më të qartë dhe lënë kriteret kryesore për t’u detajuar në Kushtetutë. Tre qëllimet që nismëtarët nisën për ndryshimet në kushtetutë, listat e hapura mbeten, pjesa e parashikimeve për koalicionet parazgjedhore është e parashikuar, dhe pragu është gjithashtu, por në diskutimet tona menduam që vetëm elementet themelore të përcaktohen në Kushtetutë, pragu duhet zgjidhur në formulimet e Kodit Zgjedhor." - tha Bushka.

Të këshilluara

96 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime, prej ku janë konfirmuar 96 raste poitive. Sipas MSH, vijon të ketë shtrime të reja tek Infektivi, ku 5 pacientë janë...

10:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI