Flash

STUDIMI/ Covid shkakton dëme të rënda në tru dhe në rast simptomash të buta

Lapsi.al 14 July 2020
STUDIMI/ Covid shkakton dëme të rënda në tru dhe në

Sipas neurologëve britanikë, SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme serioze në tru dhe sistemin nervor qendror që shkaktojnë psikoza, paraliza dhe hemoragji cerebrale dhe që shpesh konstatohen mjaft vonë.

Virusi SARS-CoV-2 prek rëndë jo vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe organet e tjera, si p.sh. zemrën, enët e gjakut, nervat, veshkat dhe lëkurën.

Neurologët britanikë botuan së fundi detaje tronditëse në revistën “Brain” se SARS-CoV-2 mund të shkaktojë edhe dëme serioze në tru, madje edhe tek pacientët me simptoma të buta ose tek ata që tashmë janë rikuperuar. Shpesh këto dëmtime konstatohen shumë vonë ose nuk konstatohen fare.

Neurologët nga Kolegji Universitar në Londër (UCL) diagnostikuan në më shumë se 40 pacientë britanikë me COVID-19 raste encefalomieliti akut (ADEM). Kjo sëmundje inflamatore çon në një shkatërrim degjenerativ të sistemit nervor qendror dhe shkakton edhe dëme të nervave në tru dhe të palcës kurrizore.

Dëmtime të ndryshme pasuese

Nga pacientët e ekzaminuar, tek 12 u konstatua inflamacion i sistemit nervor qendror, tek dhjetë një encefalopati e përkohshme e shoqëruar me delire ose psikoza, tek tetë hemoragji cerebrale dhe tetë të tjerë problemet në sistemin nervor periferik, kryesisht me diagnozën sindromi Guillain-Barré. Ky është një reagim i sistemit të imunitetit që sulmon nervat, shkakton paraliza dhe në 5 përqind të rasteve përfund me vdekje. Prej sindromit Guillain-Barré gjeti vdekjen një grua 59-vjeçare.

“Mënyrën sesi COVID-19 sulmon trurin nuk e kemi parë asnjëherë tek viruset e tjera më parë”, tha Dr. Michael Zandi, autori kryesor i studimit dhe këshilltar në repartin e neurologjisë “Queen Square Institute of Neurology” në spitalin universitar të Londrës (UCL). Të pazakonshme janë mbi të gjitha dëmtimet serioze të trurit edhe tek pacientët me simptoma të buta.

Rastet e publikuara tani konfirmojnë frikën se COVID-19 shkakton probleme shëndetësore afatgjata tek disa pacientë. Shumë pacientë kanë probleme me frymëmarrjen dhe janë të lodhur edhe shumë kohë pas shërimit të tyre. Pacientë të tjerë që janë shëruar vuajnë nga mpirje, dobësi dhe kufizime të kujtesës.

Sipas Zandit spektri i plotë i sëmundjeve të trurit dhe efektet e mëvonshme të shkaktuara nga SARS-CoV-2 nuk janë analizuar ende, pasi shumë pacientë në spitale janë shumë të sëmurë për t’i ekzaminuar me skaner të trurit ose me metoda të tjera.

“Ne duam t’i bëjmë mjekët në të gjithë botën të vetëdijshëm për këto ndërlikime të coronavirusit,” tha Zandi. Mjekët dhe personeli mjekësor duhet të këshillohen patjetër me një neurolog në rast se kanë pacientë me simptoma kognitive, probleme me kujtesën, lodhje, mpirje ose dobësi.

Mijëra raste dëmtimi të trurit edhe gjatë gripit spanjoll

Neurologët britanikë kanë frikë se sëmundja COVID-19 mund të shkaktojë tek disa pacientë dëme delikate të trurit, që do të bëhen të dukshme vetëm në vitet në vazhdim. Sipas studimit pasoja të ngjashme të mëvonshme ka pasur edhe pas gripit shkatërrues spanjoll në vitin 1918. Mendohet se prej këtij gripi pësuan dëme në tru deri në një milion vetë.

“Sigurisht që shpresojmë që kjo të mos ndodhë, por nëse kemi të bëjmë me një pandemi kaq të madhe që prek një pjesë të madhe të popullsisë, ne duhet të jemi vigjilentë,” tha Michael Zandi./DW

Të këshilluara

96 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime, prej ku janë konfirmuar 96 raste poitive. Sipas MSH, vijon të ketë shtrime të reja tek Infektivi, ku 5 pacientë janë...

10:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI