Flash

Flasin psikologët: Përse nuk duhen puthur fëmjët në buzë

Lapsi.al 14 July 2020
Flasin psikologët: Përse nuk duhen puthur fëmjët në

Shumë prindër preferojnë t’i puthin fëmijët e tyre në buzë. Postimi i fotove të tilla në rrjete sociale shpesh herë shkakton një diskutim të nxehtë nëse është e pranueshme apo jo. Mjekët thonë se fëmijët duhet ta ndjejnë që i doni dhe të ndihen të sigurt në mjedisin familjar. Por puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore. Arsyet?

Mund të ndryshojë kuptueshmërinë e fëmijës për kufijtë personalë.

Buzët dhe goja janë kufijtë personalë të trupit të një fëmije, siç shpjegon psikologu Charlotte Reznick. Kur puthni një fëmijë në buzë, u tregoni atyre se kufiri i trupit të tyre është i hapur dhe se dikush mund të ndërhyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.

Prindërit mund të rrisin rrezikun që fëmija të zhvillojë një "sindromë viktimë" me pamundësinë për të thënë "jo" dhe për të menaxhuar kufijtë e tyre personal.

Është jo-sanitare.

Mjekët, dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ekziston një numër i madh i mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojë të rriturit, por që mund të transmetohen te fëmijët dhe t’i dëmtojnë shumë ato. Dhe meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, sqaron Charlotte Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës.

Fëmija mund të fillojë të puthë njerëzit e tjerë në buzë si një shprehje simpatie.

Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë siç u mësuat atyre në shtëpi, por jashtë rrethit familjar, duke puthur fëmijë ose të rritur të tjerë në buzë, si një mënyrë për të shprehur simpati. Psikologu thekson se, edhe sikur të ishte një gjest i pafajshëm nga ana e prindërve, fëmijët mësojnë gjëra nga mimika. Kështu që ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me të tjerët, pa e kuptuar implikimin intim të këtij gjesti. Kjo është arsyeja pse ajo rekomandon që vetëm ta puthni fëmijën në faqe ose në ballë.

Të këshilluara

96 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime, prej ku janë konfirmuar 96 raste poitive. Sipas MSH, vijon të ketë shtrime të reja tek Infektivi, ku 5 pacientë janë...

10:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI