Flash

Kërkesa e opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës, reagon Presidenca: I jepni fund marrëzisë, Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm

Lapsi.al 14 July 2020
Kërkesa e opozitës parlamentare për ndryshimin e

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar pas propozimit të opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën në dy nene, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve.

Në një postim në rrjetet sociale nga Tedi Blushi, zëdhënës i Metës, thuhet se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie.

“182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit. Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues”.

“Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!“, thuhet në deklaratë.

Postimi i zëdhënësit të Presidentit

Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.

Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.

Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

SHQIPËRIA E PARA! ??

SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! ????

Të këshilluara

Pandemia, Kosova hap spitalin e e dytë Covid

Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtruar 96 pacientë të prekur me koronavirus dhe 60% e tyre janë me oksigjenoterapi. Ndërsa në gjendje kritike janë a...

17:24

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI