Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

"Zgjodha të mos dërgoja shumë njerëz në thertore" Sormani shigjeton Partizanin për papërgjegjshmëri

Lapsi.al 13 July 2020
"Zgjodha të mos dërgoja shumë njerëz në

Adolfo Sormani ka zgjedhur median italiane për të dhënë shpjegime për veprimin e tij përpara derbit me Tiranën, që solli edhe divorcin me Partizanin, pas shtatë muajsh në krye të skuadrës. Sipas asaj që ka shpjeguar tekniku për Tuttomercatoëeb ka patur këndvështrime të ndryshme mes tij dhe shoqërisë në lidhje me administrimin e disa rasteve pozitive me Covid-19 brenda grupit të skuadrës.

A mund të na tregoni motivet pas lamtumirës tuaj nga Partizani?

"Situata është e thjeshtë: ne kemi bërë një zgjidhje të marrëveshjes, ka qenë një ndarje konsensuale, jo një shkarkim. Arsyet janë thënë menjëherë: në mënyrën si e shihja unë, ishin rrëzuar kushtet për garantimin e sigurisë. Nuk po flas për sigurinë time ose të bashkëpunëtorëve të mi, është një diskutim më i përgjithshëm që ka të bëjë me të gjithë personat e përfshirë ose të lidhur me ekipin, seancat stërvitore, ndeshjet

Na tregoni cfarë ndodhi në ditët e fundit?

" Në ditët e kaluara ishin shfaqur 2 raste pozitive brenda grupit. Për këtë, i kërkova shoqërisë që të kryenim tampona për të gjithë përpara se të ktheheshim të stërviteshim. Të enjten më datë 9 rezultatet ende nuk kishin mbërritur, por klubi na ka kërkuar që të stërvitemi në funksion të derbit me FK Tirana të ditës së nesërme. U thashë jo sepse ishte një situatë që nuk duhej marrë lehtë, moralisht dhe në mënyrë etike nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit. Lojtarët sidoqoftë u stërvitën, vetëm më vonë tamponët treguan që kishte 3 lojtarë të tjerë pozitivë në ekip (pra 5 në total, përveç motrës së një futbollisti)".

E ju si u sollët?

" Për mua ishte e qartë se situata nuk ishte më e përshtatshme. Sporti në disa raste vihet në plan të dytë. Kur dolën rastet e para pozitive unë telefonova një virolog në Itali dhe ai gjithashtu më tha që të ndalem menjëherë. Unë u futa në izolim që të mërkurën në datë 8 nga ndjenja e detyrës, por askush nuk ma kishte imponuar. Për mua nuk ishin kushtet për tu stërvitur, e jo më të luhej një ndeshje, për më tepër kësaj pa masat e nevojshme si maskat".

Një këndvështrim ndryshe nga ajo e shoqërisë...

"Për ta ishte gjithçka normale. Madje erdhi drita jeshile edhe nga Federatës për të zhvilluar derbin, pavarësisht gjithçkaje. Për mua nuk ishte ashtu, siç thashë më parë aspekti sportiv në momente të caktuara vjen pas asaj etike dhe deontologjike duke menduar për të gjithë grupin e njerëzve që sillen rreth ekipit".

E tek lamtumira, si arriti puna?

"Unë i thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen, i thashë që do të zgjidhja të mos dërgojë shumë njerëz në thertore. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Nga ky moment u ulëm me klubin dhe mbërritëm në zgjidhjen konsensuale. Unë nuk kam interes për polemika ose luftëra me klubin, kështu që ne zgjodhëm rrugën e ndarjes miqësore”

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI