Flash

Lajm i keq nga OBSH: Bota nuk do të rikthehet në normalitet në një “të ardhme të afërt”

Lapsi.al 13 July 2020
Lajm i keq nga OBSH: Bota nuk do të rikthehet në normalitet në

Bota nuk do t’i rikthehet normalitetit të mëparshëm në një të ardhme të parashikuar, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një dite rekord me 230 000 raste me koronavirusin e ri.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë”, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke nënvizuar se shumë vende po shkojnë në drejtim të keq.

“Mesazhet kontradiktore nga drejtuesit minojnë përbërësin më thelbësor të çdo përgjigjeje, besimin”, shtoi ai pa përmendur emrat e tyre.

Kreu i OBSH-së edhe një herë u bëri thirrje qeverive të komunikojnë qartë me qytetarët e tyre dhe të vendosin një strategji gjithëpërfshirëse për të eleminuar transmetimin dhe për të shpëtuar jetë, ndërsa u kërkon popullsive të ndjekin masat, siç janë respektimi i distancës, larja e duarve dhe mbajtja e maskës dhe vetëizolimi nëse sëmuren.

OBSH-ja njoftoi dje një rekord ditor të infektuarish me mbi 230 000 raste të reja në botë.

Pjesa më e madhe e këtyre 230 370 rasteve dhe 5 285 viktimave të regjistruara më 12 korrik ishin nga shtetet e Amerikës së Veriut dhe Jugut, pasi vetëm në SHBA u regjistruan 66 281 raste.

SHBA, shteti më i prekur në botë, tashmë ka më shumë se 3,3 milionë raste dhe 135 mijë të vdekur.

Rekordi i mëparshëm global për raste të reja në harkun kohor të 24-orëve u shënua në 10 korrik me 228 mijë raste.

Tri ditët e fundit kanë sjellë dhe tre shifrat më të larta të rasteve të reja për një ditë.

Të këshilluara

Kurbin, 40-vjeçari plagoset me armë zjarri

Në rrethana ende të paqarta, një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ...

17:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI