Flash

Ironia e gazetares, shihni CV-në e deputetes 'kukull' të Ramës që është caktuar si relatore për ndryshimet kushtetuese

Lapsi.al 13 July 2020
Ironia e gazetares, shihni CV-në e deputetes 'kukull' të

Gazetarja e Abc News, Esiona Konomi ka ironizuar me faktin se deputetja relatore e ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor nuk ka asnjë eksperiencë legjislative. Gazetarja ka publikuar CV-në e deputetes së qarkut Gjirokastër nga LSI-ja, Ediola Braha dhe shkruan se kjo është ulëritëse.

“Më vjen të ulëras! Unë dhe ju, duhet të presim deri pasdite, që zonja deputete me CV e mëposhtme, të japë kontributin e saj për ndryshimet Kushtetuese, ndalimin e koalicioneve, hapjen e listave, apo se cfarë pragu elektoral do të kemi.

Pra, znj. Braha, është caktuar nga opozita parlamentare si një prej relatoreve për amendimet në Kushtetutë. As arsim minimal juridik, asnjë eksperiencë në çështjet e legjislative, e aq më pak në rangun e kushtetutshmërisë. Hidhini një sy arsimit dhe eksperiencës së saj në punë dhe krijojini vetë pritshmëritë. (Asgjë personale. Faktet)” shkruan ajo.

Kryeministri Edi Rama po përdor disa deputetë të së ashtuquajturës opozitë parlamentare, për të përparuar axhendën e tij për ndryshimet kushtetuese.

Të këshilluara

Kurbin, 40-vjeçari plagoset me armë zjarri

Në rrethana ende të paqarta, një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ...

17:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI