Flash

Shtimi i rasteve/ Brenda javës hapet si Covid-2 spitali “Shefqet Ndroqi”

Lapsi.al 13 July 2020
Shtimi i rasteve/ Brenda javës hapet si Covid-2 spitali “Shefqet

Shtimi i rastev të reja ka bërë që spitali “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet të kthehet sërish në spital Covid.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ministrja pohon se “Shefqet Ndroqi” është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID- 19, me strukturë të dedikuar dhe kapacitete të shtuara sa i përket terapisë intensive.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapaciteteve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, – tha Manastriliu.

Manastirliu shtoi se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavijon të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”, – tha Manastriliu.

Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundit të transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” tek spitali “Nënë Tereza”, ku do të kenë pavijon të dedikuar në shërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë strukturë do të jenë të dedikuara për pacientët me COVID-19.

Pas spitalit COVID-2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID-3 dhe COVID-4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

Të këshilluara

Thaçi në Hagë, çfarë thotë Haradinaj

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur Presidentin Hashim Thaçi për t’u paraqitur në Hagë përballë akuzave dhe drejtësisë. Haradinaj t...

12:15

MSH: Situata në spitalin Infektiv e rënduar

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e sotëm bëri me dije se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të paci...

11:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI