Flash

Vettingu, shkarkohet përfundimisht kreu i Apelit në Tiranë

Lapsi.al 13 July 2020
Vettingu, shkarkohet përfundimisht kreu i Apelit në Tiranë

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka marrë sot vendimin për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se ka vendosur unanimisht të lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Më tej shtohet se vendimi është marrë nga Arjana Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, është ky njoftimi i KPA-së.

Të këshilluara

Kurbin, 40-vjeçari plagoset me armë zjarri

Në rrethana ende të paqarta, një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ...

17:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI