Flash

Vuçiç njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Lapsi.al 13 July 2020
Vuçiç njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e njoftoi ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan Harchenko, në lidhje me vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, bëri të ditur kabineti i Vuçiqit.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkant i Radios Evropa e Lirë, Vuçiç e ka bërë këtë një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, rrethi i parë pas 20 muajsh, u zhvillua përmes video-konferencës, ndërsa takimi i drejtpërdrejtë është caktuar për datën 16 korrik, në Bruksel.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë, përveç që thuhet se Vuçiq dhe Harchenko diskutuan veçanërisht për çështjen e Kosovës, detaje të tjera nuk jepen.

Reagimi i fundit publik nga Rusia, në lidhje me çështjen e Kosovës, është regjistruar më 18 qershor, kur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka qëndruar për vizitë në Beograd.

Vuçiç ka deklaruar se ka marrë sinjale nga Lavrov që “e kanë shqetësuar edhe më shumë” atë, por nuk ka bërë të ditur se për çfarë bëhej fjalë.

Lavrov, në anën tjetër, ka thënë se Rusia “do të vazhdojë t’i mbrojë” interesat e Serbisë në organizatat ndërkombëtare. Detaje të tjera të bisedimeve nuk janë dhënë.

Vizita e Lavrovit në Beograd është zhvilluar në kohën kur pritej një takim midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, me nismën e të dërguarit amerikan në dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.

Ky takim më pas nuk është mbajtur, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Të këshilluara

Kurbin, 40-vjeçari plagoset me armë zjarri

Në rrethana ende të paqarta, një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Burime për mediat, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ...

17:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI