Flash

Berisha: Pse Rama mashtron me bajpasin e Tepelenës

Lapsi.al 13 July 2020
Berisha: Pse Rama mashtron me bajpasin e Tepelenës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Tepelenë. Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se Rama ka gënjyer publikun sot kur ka thënë se ka inauguruar bajasin e qytetit, pasi rruga e re është shtruar mbi segmentin ekzistues.

Berisha shkruan se prokurimi i rrugës është bërë që në vitin 2009 dhe ka qenë projekt bashkë me Levan-Tepelenë.

“Me kete rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Bajpassit te Tepelenes ekziston dhe sipas atij projekti rruga nga Gjirokaster kalonte pa hyre ne Tepelene me ure ne anen tjeter te Vjoses dhe rikthehej ne aksin e rruges Tepelene – Memaliaj”, - shton ish-kreu i qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Nje genjeshter me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milione Euro!!!! Sot Edvin Hajduti vizitoi baypassin e Tepelenes! Cila eshte e verteta.

1-Segmenti i rruges qe serviret duke mashtruar si baypass nuk eshte baypass por eshte fiks ne trajektoren e rruges se meparshme.

2-ky segment eshte prokuruar si segment i rruges Levan – Tepelene qe ne vitin 2009 3-Traseja e tij perfshi ketu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjose te nje pjese te tij te shkurter ka perfunduar para zgjedhjeve te vitit 2013 dhe kete e dine qindra e mijra udhetare qe kane bere rrugen Levan – Tepelene para dhe pas qershorit te vitit 2013.

Kjo eshte nje pafytyresi por kur nuk ke fytyre si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyresine ta quash te tille. 4-Por ajo u perfundua plotesisht vetem 7 vjet me vone dhe vetem e vetem per te vjedhur 22,8 milione euro ne nje kohe qe ajo duhet te perfundonte brenda shumes se prokuruar te rruges Levan – Tepelene.

Kjo eshte nje vjedhje dhe nje genjeshter e neveritshme. Ne foto keni Edvin Hajditin dhe Termet Peçin qe festojne perfundimin pas 7 vitesh te nje segmenti rruge 2,3 km me trase plotesisht te perfunduar para qershorit te vitit 2013.

PS: Me kete rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Bajpassit te Tepelenes ekziston dhe sipas atij projekti rruga nga Gjirokaster kalonte pa hyre ne Tepelene me ure ne anen tjeter te Vjoses dhe rikthehej ne aksin e rruges Tepelene – Memaliaj. Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenes kundershtuan me te drejte pasi e demtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI