Flash

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Lapsi.al 7 July 2020
Arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Arrestohet Agim Kajmaku. Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës është vënë në pranga dhe tashmë ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Lapsi.al mëson se ndalimi i tij ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, kur ai është paraqitur në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të Diabetit. Kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se ai ndodhej aty, pasi ai ishte shpallur prej disa muajsh në kërkim.

Kujtojmë se Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu.

Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post. Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post (Picari u shkarkua më vonë).

Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Të këshilluara

Pse disa femra qajnë gjatë seksit

Vajzat e forta nuk qajnë? A nuk thotë kështu teksti i një kënge.. Por kur kalojnë një orgazëm të fortë dhe shpërthejnë në lot, çfarë na mbetet të themi? Para së...

21:11

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI