Flash

Zyrtare/ Ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19

Lapsi.al 7 July 2020
Zyrtare/ Ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga

Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro nga pandemia që ka mbërthyer vendin dhe botën, si rrjedhojë e shpërthimit të infeksionit të Covid-19.

Në tabelat e buxhetit të rishikuar 2020, financat kanë rishikuar në ulje prodhimin e brendshëm bruto të vendit, (që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një periudhë të caktuar), në 1.58 trilionë lekë, ose 12.7 miliardë euro.

Në krahasim me pritshmërinë në fund të 2019-s, kur prodhimi i brendshëm bruto për këtë vit parashikohej në 1.79 trilionë lekë (14.5 miliardë euro), rënia është rreth 1.8 miliardë euro. Kjo është dhe shuma që ekonomia pritet që të humbë nga izolimi pothuajse total dy mujor dhe pasojat afatgjatë që ai la në zinxhirin e furnizimit, industri, bizneset e vogla, konsum, punësim etj.

Më këtë parashikim, qeveria i afrohet pritshmërisë së BERZH, që ishte më pesimisti deri tani me një vlerësim për një rënie ekonomike prej -9% këtë vit.   

Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BERZH parashikonin që ekonomia vendase të tkurrej me 5% përgjatë këtij viti, çka do të sillte një humbje prej rreth 1.2 miliardë eurosh.

Në tremujorin e parë të vitit, sipas INSTAT, ekonomia ra me 2.52%, e ndikuar negativisht nga tërmeti, që frenoi ndërtimin dhe mbyllja e ekonomisë në tre javët e fundit të marsit. Tkurrja pritet të ketë qenë më e lartë në tremujorin e dytë, ku për më shumë se dy muaj i gjithë vendi ishte në një karantinë të fortë dhe pjesa më e madhe e bizneseve ishin të mbyllura. Banka e Shqipërisë vlerëson që dhe në gjysmën e dytë të vitit, vendi do jetë në territor negativ. Si rrjedhojë vendi po shkon drejt rënies më të madhe ekonomike që nga 1997-a (kur ra me 10.2%).

Rimëkëmbja është e vështirë të parashikohet, përsa kohë që virusi është akoma në qarkullim, ndonëse qeveria nuk ka dhënë sinjale se do të rikthejë kufizimet. Por, në një situatë të paqartë, konsumi është frenuar dhe turizmi do e këtë të vështirë të rikuperohet.

Banka e Shqipërisë ka pohuar se në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike është relativisht e lartë, por megjithatë, në një skenar bazë të ndërtuar mbi premisën e zhdukjes së pandemisë gjatë vitit 2020 dhe supozime të arsyeshme mbi ambientin e brendshëm dhe të huaj, ekonomia shqiptare pritet të rikuperojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë brenda dy viteve të ardhshme. Banka e Shqipërisë pret një rënie relativisht të ndjeshme në vitin 2020 dhe një kthim në territor pozitiv të rritjes ekonomike në vitin 2021.

Banka vlerëson se pandemia COVID-19 ka shkaktuar goditjen më të rëndë mbi ekonominë shqiptare në dy dekadat e fundit. Kjo goditje ka ndikime makroekonomike, në formën e rënies së vëllimit të aktivitetit ekonomik, të rritjes së papunësisë, si dhe të rritjes së borxhit privat e publik. Po ashtu, ajo ka dhe një ndikim të fortë mikro, në formën e problemeve specifike në sektorë të caktuar të ekonomisë si rënies së të ardhurave dhe vështirësive financiare në mjaft familje dhe biznese.

Ministria e Financave rishikoi ditët e fundit buxhetin e vitit 2020. Efektet që Covid-19 ka dhënë mbi ekonominë vendase e kanë detyruar Ministrinë e Financave të ndryshojë rrënjësisht buxhetin e 2020-s. Teksa të ardhurat priten në rënie (-3% me bazë vjetore) dhe shpenzimet planifikohen të shtohen ndjeshëm (+18%), deficiti buxhetor (diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve) dhe borxhi publik pritet të arrijnë nivele rekorde, të papara ndonjëherë.

Deficiti buxhetor pritet të arrijë në 132 miliardë lekë (më shumë se 1 miliardë euro), ndërsa borxhi, pa efektin e kursit të këmbimit në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të këshilluara

Pse disa femra qajnë gjatë seksit

Vajzat e forta nuk qajnë? A nuk thotë kështu teksti i një kënge.. Por kur kalojnë një orgazëm të fortë dhe shpërthejnë në lot, çfarë na mbetet të themi? Para së...

21:11

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43