Flash

Kryemadhi: Jam për listat e hapura, Rama ka mashtruar opozitën brenda parlamentit

Lapsi.al 6 July 2020
Kryemadhi: Jam për listat e hapura, Rama ka mashtruar opozitën brenda

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se është pro një sistemi zgjedhor me lista të hapura, por kjo nuk u arrit në diskutimet për reformën. Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, ajo tha se opozita e mbaroi detyrën e saj dhe se është e para që voton për listat e hapura.

"Në 5 kushtet e OSBE/ODIHR nuk ka ndryshim sistemi, por janë marrëveshja e 5 qershorit për të cilën u dokordësuam. Unë jam pro listave të hapura pasi kjo do të nxisë votimin e gjithë shqiptarëve, por dorkodësimi u arrit vetëm për 5 kushtet dhe rekomandimet e ODIHR-it", - tha Kryemadhi.

Ajo thotë për opozitën e re se kryeministri Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh e premtime korruptive.

"I vetmi kusht ishte dakordësimi i draftit që u pranua nga mazhoranca ku vetë dakordësimi u bë shumë i qartë që do të miratohet pa asnjë ndryshim në parlamentin aktual. Unë jam e para për listat e hapura.

Mua më duket qesharake, Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh e premtime korruptive. Mjafton që sot kemi të ngritura institucionin e drejtësisë së re. Ne jemi koshient që grupi i opozitës drejtohet nga Taulant Balla.

Do të dëshiroja që deputetët që bërtasin për listat e hapura do të ishte e ndershme që të kërkonin ligjin e referendumit. Mendoni që ato 75 mijë qytetarë të Tiranës kanë interes se me cilin proces zgjedhor do të zgjidhet Monika?

Rama s'do të jetë për listat e hapura. Për sa i përket sistemit, nuk jemi ne për të vendosur se cili do të vendoset, por do të jenë vetë shqiptarët", thotë Kryemadhi.

Të këshilluara

Pse disa femra qajnë gjatë seksit

Vajzat e forta nuk qajnë? A nuk thotë kështu teksti i një kënge.. Por kur kalojnë një orgazëm të fortë dhe shpërthejnë në lot, çfarë na mbetet të themi? Para së...

21:11

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI