Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Pse disa femra qajnë gjatë seksit

Lapsi.al 6 July 2020
Pse disa femra qajnë gjatë seksit

Vajzat e forta nuk qajnë? A nuk thotë kështu teksti i një kënge.. Por kur kalojnë një orgazëm të fortë dhe shpërthejnë në lot, çfarë na mbetet të themi? Para së gjithash duhet të dini se kjo që sapo lexuat është e vërtetë dhe u ndodh shumë grave (më mos qofshit ju, njëra prej tyre).

“Është shumë më e zakonshme se sa mund të mendoni”, thotë Emily Morse, doktoreshë e seksualitetit njerëzor. Ky fenomen është aq popullor në të vërtetë, saqë ka dhe një emër për të: “crygasm” dhe kjo mund të ndodhë kur jeni në mes të çdo forme të aktivitetit seksual.

Pse ndodh?

Psikoterapistët thonë se ka disa arsye pse mund të qani gjatë seksit.

“Seksi është tepër intim dhe mund të shkaktojë ndjenja të forta,” shpjegon Dorfman. “Një person mund të përjetojë ndjenja intime të dashurisë dhe afërsisë.” Këto ndjenja të afërsisë intensive rezultojnë në një rritje të oksitocinës dhe nxitje të reagimit fiziologjik të qarët.

Për fat të keq, seksi mund të ndezë gjithashtu kujtimet në tru dhe nga eksperiencat seksuale të padëshiruara ose negative nga e kaluara”, thotë Dorfman. “Kur përfshihesh në një marrëdhënie seksuale, këto kujtime mund të rishfaqen dhe të shkaktojnë qarje.”

Ju jeni të zemëruara ose të shqetësuara

“Lotët mund të jenë gjithashtu një mënyrë për të na treguar për ndjenjat më të thella që nuk po shprehen. Shpesh njerëzit shfaqin emocione negative duke qarë. Zemërimi ndaj një partneri apo ankthi rreth performancës mund të shprehet përmes lotëve”.

Lëndime fizike

“Ka shumë shpjegime mjekësore dhe fizike për marrëdhënie të dhimbshme si thatësi vaginale, inflamacion pelvik, dhe endometrioza”, shpjegon Dorfman. “Si rezultat, një grua mund të qajë si rezultat i dhimbjes fizike”.

Dhe deri në çfarë pike është normale?

Nëse e qara ndodh rregullisht gjatë seksit, kjo është tregues për një problem emocional ose fizike që kërkon një kujdes të veçantë. “Është e rëndësishme që një grua të dijë shkallën e emocioneve që përjeton gjatë intimitetit fizik, pasi trupi i saj mund të japë disa shenja që shpjegojnë këtë situatë”, thotë Dorfman.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43