Flash

Shefja e Infektivit nxjerr blof Ramën: Komiteti i Ekspertëve sugjeroi, vendimet i mori qeveria

Lapsi.al 6 July 2020
Shefja e Infektivit nxjerr blof Ramën: Komiteti i Ekspertëve sugjeroi,

Për gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pandemisë, kryeministri Edi Rama është fshehur pas të ashtuquajturit Komitet të Ekspertëve që sipas tij ka marrë të gjitha vendimet. Rama e ktheu në refren se mbyllja dhe hapja, karantina dhe testimet nuk vareshin prej tij, por ishin vendime që kishte marrë ky Komitet.

Por një variant tjetër dha mbrëmjen e së shefja e Repartit Infektiv, Najada Çomo e cila është pjesë e këtij komiteti. Në një intervistë që ajo dha për emisionin “Open” në TCH ajo tha se Komiteti i Ekspertëve nuk merr vendime, por vetëm jep sugjerime. Çomo tha se vendimet i merr qeveria.

“Unë jam pjesë e Komitetit të Ekspertëve dhe ne kemi bërë sugjerime. Komiteti është këshillues, vendimet i merr qeveria. Ne nuk marrim vendime, por sugjerojnë tek qeveria që të marrë masa siç ne e shikojnë të arsyeshme. A jemi dëgjuar? Unë kam pasur komentet e mia dhe mund të them që fjala ime është dëgjuar për kërkesat që kam pasur sa i takon Spitalit Infektiv për ilaçet, respiratorët apo masat mbrojtëse”, - u shpreh Çomo.

Më herët edhe anëtari tjetër i Komitetit të Ekspertëve, Tritan Kalo ka deklaruar se ata nuk marrin vendime, por vetëm bëjnë sugjerime. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pse disa femra qajnë gjatë seksit

Vajzat e forta nuk qajnë? A nuk thotë kështu teksti i një kënge.. Por kur kalojnë një orgazëm të fortë dhe shpërthejnë në lot, çfarë na mbetet të themi? Para së...

21:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI