Flash

Përplaset për vdekje i moshuari në Vlorë

Lapsi.al 1 July 2020
Përplaset për vdekje i moshuari në Vlorë

Një këmbësor i moshuar u godit nga një makinë në Vlorë dhe mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku”.

Ai po kthehej nga pazari kur u përplas nga makina “BMW” me targa AA 469 SV.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për mjekim në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje.

Rruga ku ndodhi aksidenti është mjaft problematike për shkak se është e drejtë dhe shoferët janë të prirur të rrisin shpejtësinë duke u bërë shpesh herë burim aksidentesh.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në vend

tërmet me magnitudë 3.9 ka rënë mëngjesin e sotëm në Vithkuq të Korçës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme material. Tërmeti, sipas IGJEUM, goditi në...

08:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI