Flash

Habit Vuçiç: Mund të ulem me Thaçin edhe pse akuzohet nga Haga

Lapsi.al 30 June 2020
Habit Vuçiç: Mund të ulem me Thaçin edhe pse akuzohet

“Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme” - deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic për "Politiko".

Në versionin e përditësuar të intervistës për portalin e Brukselit, kreu i shtetit serb se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, pavarësisht aktakuzës kundër Thacit. Edhe pse nuk pranoi të komentonte mbi aktpadinë, Vucic e artikuloi qartë se e dëshiron të fillojë me ndërmjetësimin e BE-së dialogun e ngecur për më shumë se një vit.

“Politico” kujton se BE ka sinjalizuar që synon t`i japë një shtysë të re dialogut në muajin korrik.

“Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e serbëve në Kosovë,” - u shpreh Vucic.

Ai tha se Beogradi duhet të vazhdojë procesin e dialogut me këdo që pala kosovare zgjedh si përfaqësuesin e saj.

“Dialogu duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cila do të ishte perspektiva e të gjithë rajonit?” - pyet ai, duke shtuar se përfshirja e Thacit në këtë proces varet nga liderët e Kosovës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI