Flash

E vështirë, por ekspertët japin këto 7 këshilla si mund të falni tradhtinë

Lapsi.al 30 June 2020
E vështirë, por ekspertët japin këto 7 këshilla si mund

Nuk është e lehtë të shëroheni nga tradhtia, por duke ndjekur hapat e mëposhtëm të sugjeruar nga ekspertët kjo mund të kalojë.

1. Reflektoni në vend që të shpërtheni

Gjëja e fundit që doni të bëni në një rast të tillë janë veprimet e nxituara. Mundohuni të merrni kohë për të menduar vetë dhe për të marrë vendimin e duhur në qetësi dhe jo në gjaknxehtësi.

2. Kërko ndihmë nga një njeri i afërt

Kjo mund të jetë një kohë e vështirë, prandaj bëni mirë të mbani afër miq që ju rrisin vetëvlerësimin dhe ju ndihmojnë të gjykoni situatën më ftohtë.

3. Pyesni veten nëse ja vlen barra qiranë

Tradhtia nuk do të thotë se dashuria midis jush ka mbaruar. Të paktën jo në të gjitha rastet. Prandaj më e mira është që të gjykoni ftohtë të gjitha të mirat dhe të këqijat e marrëdhënies tuaj, për të marrë një vendim nëse doni ta vazhdoni apo të hiqni dorë prej saj.

4. Flisni

Dihet që në kohë të tilla tendencat janë që ju të mbylleni në vetvete, por komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Të folurit për këtë çështje qoftë me miqtë apo qoftë me partnerin është hapi i parë drejt shërimit.

5. Faj keni të dy ose asnjë

Nuk është faji juaj nëse partneri ka kërkuar diku tjetër për atë ngrohtësi që nuk e ka gjetur tek ju. Faji juaj është kur vini re një lloj distancimi dhe nuk hapni një bisedë në lidhje me këtë gjë, shkruan Anabel.

6. Bëni gjëra që ju rrisin vetëvlerësimin

Është më se normale që të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm pas një ngjarjeje të tillë. Gjithashtu mund të filloni të dyshoni te vetja, por mos e bëni. Kujtojini vetes se çfarë ju bën ju të veçantë dhe çfarë është interesante në lidhje me ju.

7. Vendosni të filloni nga fillimi

Cilido të jetë vendimi juaj, respektojeni atë. Nëse vendosni ta falni ose të hiqni dorë, harroni çfarë ka ndodhur dhe filloni nga e para. Koha mund t’ju ndihmojë për të marrë një vendim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI