Flash

FOTO/ Makina u nda në dysh, humb jetën në Itali nëna shqiptare e 3 fëmijëve

Lapsi.al 30 June 2020
FOTO/ Makina u nda në dysh, humb jetën në Itali nëna

Një aksident i rëndë ndodhur mesditën e kësaj të marte rreth orës 12.30 në qytetin e Vignola në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare e identifikuar si Violeta Caka, nënë e 3 fëmijëve humbi jetën në rrethana tragjike pasi makina me të cilën po udhëtonte për në punë u nda në dysh pasi u përplas nga një tjetër automjet.

Sipas mediave italiane, shqiptarja po përpiqej të ndalonte në një pikë karburanti kur një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi, duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt, ku u godit sërish nga një tjetër automjet.

Për shkak të aksidentit, njëri nga automjetet u nda në dy pjesë. Edhe ndihma e shpejtë nuk mundi të bënte asgjë për gruan shqiptare. Të 3 automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia e cila ka nisur hetimet. ©LAPSI.al

Aksident tragjik në Itali! Makina ndahet më dysh, ndërron jetë ...

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI