Flash

Berisha: Në Shqipëri po manipulohet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid

Lapsi.al 30 June 2020
Berisha: Në Shqipëri po manipulohet numri i viktimave dhe infektimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rënda kundrejt qeverisë, duke thënë se po manipulohet numri i vdekjeve dhe i infektimeve të Covid-19. Sipas tij sot situata është jashtë kontrollit.

“Kam dëgjuar mediat që ka manipulime të të vdekurve në Serbi, por siguroj publikun se në Shqipëri janë edhe më të mëdha këto manipulime. Sado që u manipuluan shifrat kanë qenë shumë më të larta, si në vdekje, si në infektimeve, duke kufizuar testet.

A i keni dëgjuar komunikatat e tyre thonë që ishte me Covid dhe vdiqën nga një sëmundje tjetër. Por nëse nuk i shtyn Covidi ata mund të jetojnë me vite.

Tani nuk çel më gojën ai që thoshte se “do na grijë si mish qeni dhe do të kishte 18 mijë të vdekur”. Sot situata është jashtë kontrollit”, - tha Berisha në emisionin “Tempora” nw Ora News.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI