Flash

(FOTO) Adjola Lakra në gjykatë, çfarë thotë personi kyç në vrasjen e Hekuran Billës

Lapsi.al 29 June 2020
(FOTO) Adjola Lakra në gjykatë, çfarë thotë personi

Zbardhet deshmia e 26-vjeçares, Adjola Lakra, e cila mbeti sot pas hekurave, me mase sigurie “arrest me burg” pas arrestimit te diteve me pare, si e dyshuar si ndihmese ne vrasjen e Hekuran Billes.

Ajo sot ne sallen e gjyqit eshte shfaqur e qete, ku ka mohuar kategorikisht perfshirjen e saj ne kete ngjarje te rende dhe ka dhene edhe detaje lidhur me njohjen dhe lidhjen me Hekuran Billen dhe Sebastian Malin, personin tjeter te arrestuar per krimin.

Vajza ka qene e lidhur me Sebastian Malin, nipi i Viktor Markut, ky i fundit, nip i te riut Prel Marku, qe Hekuran Billa akuzohet se e ka vrare ne Angli.

Ajo ka treguar se eshte njohur me Sebastian Malin, sapo ka ardhur me familjen te jetonte ne Tirane, pra dy vite me pare.

“Me Sebastian Malin u lidha dy vite me pare, kur sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri u njoha me Lule Malin, mamane e Sebastian Malit. Pas kesaj, u lidha me Sebastian Malin. Një ditë, ai më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe kerkoi një llogari me emrin Lani Billa në Instagram, e më pas i bëri ftesë per miqesi. Une e pyeta se kush është dhe ai më tha eshte “hasmi im”! Por më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Me pas, personi me emrin Lani Billa e pranoi ftesen time, dhe ne filluam te flisnin online. Une fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”.

Sipas saj, ata te dy jane lidhur ne nëntor të vitit 2019, kohe kur i dha fund edhe lidhjes qe kishte pasur me Sebastian Malin.

Vajza tregon se kur Billa u kthye nga jashte, ata takoheshin “pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër”.

Ndarjen me Sebastian Malin, ajo e sqaron me nje fjali: “Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time”.

NATA E VRASJES

Vajza 26 vjecare tregon se “Ditën e ngjarjes e lame të takoheshim në darkë”, tek vendi ku takoheshin gjithmone, zbulon Panorama.

Ajo thote se ne oren 19:00 ka marre nje telefonate nga i dashuri i saj, Hekuran Billa, i cili i ka thene se do te vonohej, pasi kishte pune ne Durres.

Me pas, ajo thote se e lane takimin per ne oren 21:00.

“Në orën 20 e lame që do të takoheshim për një orë. Une u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrasje”. 

VEPRIMET PAS VRASJES

Ajo tregon se pasi ka marre vesh se cfare kishte ndodhur, eshte kthyer ne shtepi. “U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushta”.

Adjola Lakra ka thene me tej, se ajo po qante pasi mori vesh ngjarjen dhe kete skene e ka pare edhe mamaja e Sebastianit.

“Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vrarë Lanin!”. 

Nderkohe qe pyetur se ku e kishte telefonin, me te cilin ka kryer edhe telefonatat me Billen, ajo ka thene se e ka thyer. “E theva nga dëshpërimi!”, ka thene ajo.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI