Flash

Fjalimi i Thaçit për aktakuzën/ VOA: Kosova në një nga situatat më sfiduese prej shpalljes së pavarësisë

Lapsi.al 29 June 2020
Fjalimi i Thaçit për aktakuzën/ VOA: Kosova në një

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet t’i drejtohet të hënën mbrëma opinionit publik lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse kishte paralajmëruar për të dielën ai e shtyu për sonte këtë paraqitje që do të jetë e para që nga e mërkura kur mërkurën zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Veseli hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi njoftimin si veprim të pashembullt me motive politike, ndërsa presidenti Thaçi në rrjetet sociale tha se “askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës”.

Publikimi i njoftimit për akuzat çoi në dështimin e planeve për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se pret që ambasadori Grenell të cakotjë një datë të re të takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndonëse analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve, Bashkimi Evropian ndërkaq po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, planifikojnë një takim të nivelit të lartë në Paris më 10 korrik.

Vëzhguesit thonë se zhvillimet e fundit pasqyrojnë mungesën e një bashkërendimi transatlantik rreth Kosovës dhe publikimi i akuzave ishte goditje ndaj nismës amerikane për rifillimin e bisedimeve.

Por, kryeministri Hoti, tha pas një vizitë që zhvilloi në Bruksel javën që lamë pas se “takimi në Uashington, samiti i Parisit dhe bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian nuk janë të ndara”. 

Zhvillimet e fundit kanë lënë prapa mjaft paqartësi dhe Kosovën në një nga situatat më sfiduese që nga shpallja e pavarësisë së saj. Fjala e presidentit Thaçi e planifikuar për të hënën mbrëma pritet të hedh më shumë dritë për hapat që do të ndiqen nga skena politike për tejkalimin e situatës./VOA

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet këtë javë, moti do të jetë favorizues. Do ketë temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin. Reshjet ...

10:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI